Fjalë Kyçe

Parlamenti britanik aprovon daljen nga Bashkimi Evropian

Parlamenti britanik aprovon daljen nga Bashkimi Evropian

Deputetët e Parlamentit të Britanisë së Madhe kanë votuar projektligjin për daljen nga Bashkimi Evropian.

Deputetët e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, kanë votuar projektligjin e dorëzuar të kryeministrit Boris Johnson për dalje nga Bashkimi Evropian apo siç njihet ndryshe si Brexit.Siç raporton “www.express.co.uk”, transmeton lajmi.net, ky projektligj u votua pas përpjekjeve që nga viti 2016.330 deputetë votuan për dhe 231 kundër Brexit-it dhe ky votim u cilësua historik për Britaninë e Madhe.Projektligji sipas këtij mediumi, kaloi pengesën e parë në Parlament pasi që konservatorët fituan një shumicë në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit.

Data kur Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian është caktuar për 31 janar të vitit 2020.Theksojmë se, procesi i Brexit-it ka qenë i dhimbshëm, dhe për shkak të këtij procesi kanë rënë dy qeveri dhe janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare.