Partia Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifin i ka fituar zgjedhjet lokale të mbajtura në Preshevë dje. Bazuar në rezultatet preeliminare partia ApN ka marrë 6020 vota apo 14 mandate, e dyta ka dal Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, që ka marrë 4173 vota, apo 9 mandate.
Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka marrë 3368 vota apo shtatë mandate. LR ka fituar 2545 vota apo pesë mandate, Lista Serbe 1222 vota apo dy mandate dhe UDSh 441 vota apo një mandat. /KSP