Në mesin e të punësuarve në ndërmarrjet publike është edhe e afërmja e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj.
Altina Alaj, e afërme e deputetes Kadriaj, është e punësuar si faturiste më 25 janar të këtij viti.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe vetë deputetja Kadriaj, e cila ndonëse e ka konfirmuar punësimin, nuk ka treguar saktësisht se çfarë e ka atë.
“Po, e njofshme e imja është, edhe ka kontratë mbi vepër”, ka thënë deputetja që vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj.
KALLXO.com ka raportuar gjatë tërë ditës për punësimet partiake që kanë ndodhur në këtë kompani publike.
Në listën prej rreth 60 të punësuarve në 3 muajt e fundit në këtë kompani figuron dhe emri i Sanije Gecit, që është bashkëshortja e Sabit Gecit.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryeshefi i kësaj kompanie, Burim Kelmendi.
“Po, është punësuar me kontratë mbi vepër, është gruaja e Sabit Gecit. Shumicën i kam gjetur aty”, tha shkurtimisht Kelmendi për Gazetën Jeta në Kosovë.
Gazeta ka provuar që të kontaktojë edhe me Sabit Gecin për kontakti me të ka qenë i pamundur.