Fjalë Kyçe

Partizani- Antalyaspor, ky është rezultati përfundimtar

Partizani- Antalyaspor, ky është rezultati përfundimtar

Tjetër provë pozitive e Partizanit në tokën turke. “Të kuqtë” barazuan 1-1 edhe në miqësoren e dytë në Antalya këtë herë përballë skuadrës vendase të Antalyaspor.

Trajneri Gega e nisi ndeshjen me lojtarët ku me përjashtim te Belicas dhe deri diku Mensah nuk luante asnjë nga titullarët. Antalyaspor zhbllokoi shifrat shumë shpejt që në minutën e 2-të me Sinik, megjithatë kryesuesit e Superiores nuk pësuan të tjerë gola në pjesën e parë për t’u kthyer më të fortë në fushë në fraksionin e dytë.

Gega hodhi në fushë një pjesë të mirë të titullarëve dhe vetëm disa sekonda nga fillimi i pjesës së dytë Partizani barazoi rezultatin me golin e Jurgen Bardhit.

15-herë kampionët e Shqipërisë iu afruan golit të fitores me Trashin por tentativa e tij nga goditja standarte u ndal nga portieri vendas.

Një provë e mirë e Partizanit edhe në këtë miqësore ndaj një skuadre dukshëm më të fortë që mban vendin e 6-të në Superligën turke, me trajnerin Gega që mori sinjale pozitive nga të tijtë, raportojnë mediet shqiptare.