Fjalë Kyçe

Pas 10 vitesh, po vjen dasma! Çifti aq i dashur tregon planet

Pas 10 vitesh, po vjen dasma! Çifti aq i dashur tregon planet

Venera Lumani dhe Lind Islami këtë të enjte ishin në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. Ata na treguan për këngën e tyre më të fundit “Fati” dhe udhëtimin në Tajlandë. Ata u shprehën se nuk e prisnin që fotot e publikuara në rrjetet e tyre sociale do të kishin shumë feedback në median online.

“Këto pushimet e fundit ishin shumë qef. Ikim me pushime e marrim atë energjinë dhe nganjëherë ditët e fundit mezi pres të kthehem e të filloj punën, ndërsa këtë radhë doja të rrija të mos kthehesh fare”, tha Lindi.

Ndërsa Venera shtoi se: “Ulpiana Lama është një mikeshë e jona shumë e mirë atje. Dhe po më thoshte Lindi ditët e fundit ‘të lutem shkruaji të na gjejë ndonjë punë këtu’.”

“Është i vetmi vend në të cilin unë e mendova seriozisht për të ndenjur. Kishte shumë shembuj, anglez, gjerman që jetonin atje dhe ishin shumë të lumtur”, tha Lindi.

Vëmendje të madhe morën fotot me tigrin që çifti kishte realizuar, gjë për të cilën nënvizuan se kishin marrë komente jo të mira.

“Më kanë bërë shumë komentet dhe shumë mesazhe të këqija. Pyetja jonë e parë kur jemi futur në Tiger Kingdom, ishte në çfarë gjendje janë këto kafshe? Janë thjesht të lindur dhe të rritur këtu, janë të trajnuar dhe janë në habitatin e tyre. Kemi bërë edhe një trajnim të vockël”, tha Venera.

Tashmë jemi mësuar ti shohim bashkë dhe kjo me të drejtë sepse bëjnë 10 vite bashkë. A flasin shpesh për një fëmijë? Venera tha se të dy flasin por jo shumë shpesh, gjithashtu edhe Lindi pohoi të njëjtën gjë.

“Në 11 shkurt kemi 10 vjetorin tonë. Mua më duket sikur kemi gjithë jetën bashkë. Kur janë të bukur ikin shpejt”, tha Venera. Ermali e pyet nëse do kemi një dasmë në këtë 10 vjetori, për të cilën Venera tha se “me kismet po, besoj se po”.

Gjatë rubrikës ‘Cili nga ju të dy…’ zbuluam se Lindi ishte ai që merrte vendimarrje në lidhje me koncertet, ndërsa Venera ishte qaramane teksa shihnin filma.