Edona Llalloshi e ka dorëzuar dhuratën e saj të zemrës.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi para 18 vitesh e ka pranuar një dhuratë e cila për të ka qenë e çmuar andaj e quan edhe ‘dhuratë të zemrës’, shkruan lajmi.net.
Ndërsa tani ka vendosur që dhuratën të cilën ia ka dhënë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2002, t’ia dorëzoj në shenjë respekti, ministrit Anton Quni.
Me pikërisht këtë dhuratë familja Llalloshi e kanë uruar Qunin për detyrën e re.
“Gjatë karierës sime shumë vjeçare kam marrë çmime, mirënjohje,dhurata…por më e veçanta dhuratë e zemrës ishte kjo që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova ma dhuroj në vitin 2002.
Sot, këtë dhuratë në shenjë respekti ndaj tij dhe institucionit të cilin e udhëheqë ai, ia dhurova Ministrit të Mbrojtjes Z.Anton Quni. Të priftë e mbara Ministër 138 herë”, ka shkruar Edona Llalloshi pranë postimit
https://www.instagram.com/p/B883CfipcGl/