Lideri Suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur në publik për herë të parë pas 20 ditësh, kanë bërë të ditur mediat shtetërore të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut e ka prerë shiritin në hapjen e një fabrike, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtij mediumi, njerëzit në fabrike “kanë shpërthyer me brohoritje” pasi e kanë parë liderin e tyre për të cilin ishte raportuar se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sidoqoftë, CNN shkruan se lajmi nuk është konfirmuar plotësisht për shkak se mungojnë fotografi apo video që e dëshmojnë prezencën e Jong-un në këtë ngjarje.