Fjalë Kyçe

Pas 560 ditësh, Real Madridi rikthehet sonte në “Santiago Bernabeu”

Pas 560 ditësh, Real Madridi rikthehet sonte në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi do të luajë ndeshjen e xhiros së katërt të edicionit të ri të La Ligas, ku do ta pret skuadrën e Celta Vigos.

Risi në këtë ndeshje për madrilenët do të jetë rikthimi në stadiumin e tyre, Berrnabeu pas një periudhe të gjatë prej një viti e gjashtë muajve, duke mos luajtur në këtë stadium që nga muaji mars i vitit 2020.

Skuadra madrilene dje nuk stërviti në “Valdebas” siç i kryen zakonisht klubi spanjoll seancat stërvitore, por ata u përgatitën në stadiumin e rinovuar në Bernabeu, për të testuar barin para ndeshjes së sotme ndaj Celtas.

Ky projekt i rinovimit të stadiumit ka kushtuar klubit afro 700 milion funte gjersa 30,000 tifozë do të kenë fatin e tyre që të shikojnë skuadrën në stadiumin e ri të rinovuar sonte.