Fjalë Kyçe

Pas 6 rasteve me koronavirus, Kaçaniku ashpërson masat: Shqiptohen gjoba prej 1 mijë eurosh

Pas 6 rasteve me koronavirus, Kaçaniku ashpërson masat: Shqiptohen gjoba prej 1 mijë eurosh

Pas gjashtë rasteve të regjistruara me Covid-19 në Kaçanik, kjo komunë ka ashpërsuar masat, duke lajmëruar për katër gjoba mandatare si pasojë e mosrespektimit te rregullave.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e kësaj komune, ku tute thuhet se Policia do të jetë në terren dhe do të vëzhdojë situatën ku edhe do të veprojë sipas rregullave dhe ligjeve të parapara në këso situatash.

Gjobat e shqiptuara së fundmi në këtë vend, për mosrespektim të rregyllave të qarkullimit dhe të masave mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK, kapin shifrën prej një mijë eurosh.

Brenda javës janë shqiptuar gjithësej 12 gjoba, 9 gjoba mandatare për personat fizik si dhe 3 gjoba për personat juridik.

“Policia e Kosovës në Kaçanik ka shqiptuar katër gjoba mandatare në vlerë 1 mijë euro, për mos respektim të rregullave të qarkullimit të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe mos respektim të masave mbrojtëse të përcaktuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik. Shtabi Komunal Emergjent për Parandalimin e COVID 19, ka kërkuar respektim të rregullave dhe rekomandimeve nga institucionet qendrore, në mënyrë që të kemi sa më pak raste të virusit COVID në komunën tonë. Brenda javës janë shqiptuar gjithësej 12 gjoba, 9 gjoba mandatare për personat fizik si dhe 3 gjoba për personat juridik. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë në terren dhe do të vëzhgoj situatën ku edhe do të veproj sipas rregullave dhe ligjeve të parapara për këso situata”, shkruhet në njoftim.