Fjalë Kyçe

Pas aksionit në Karaçevë vetdorëzohet një i dyshuar

Pas aksionit në Karaçevë vetdorëzohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ju njoftojnë se si rrjedhojë e aksionit të përbashkët në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, sot, në Policinë e Kosovës, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është vetdorëzuar edhe një person i dyshuar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Me vendim të prokurores së rastit, i dyshuari L.S., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se deri më tani ka shkuar në 31 numri i personave të ndaluar si rezultat i këtij operacioni.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast.