Sot në mëngjes është dhënë një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Ndërkohë që zona është kontrolluar në detaje nga forcat e sigurisë dhe kanë ardhë në përfundim se lajmi ka qenë i rrejshëm.
Kujtojmë se alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën por që të gjitha kanë rezultuar të jenë të rreme. Ndërsa tani kanë filluar operimet sipas orareve të rregullta. Kështu është thënë në njofitm e zyrës për media nga ANP “Adem Jashari”.
Njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, thuhet në njoftimin e ANP-së.