Fjalë Kyçe

Pas ardhjes së dozave të reja, Avdyli bën thirrje për vaksinim

Pas ardhjes së dozave të reja, Avdyli bën thirrje për vaksinim

Haxhi Avdyli, deputet nga lista Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka apeluar që të gjithë qytetarët të vaksinohen në masë sa më të madhe.

Pas arritjes së mbi 500 mijë vaksinave anti-Covid nga Amerika, Avdyli ka thënë se secili duhet të ndajë 5 minuta kohë dhe të vaksinohet.

“Faliminderit SHBA, faliminderit President Biden . Tashmë Vaksina ka mjaft. Tash na mbetet që 5 min nga koha ta ndajmë për tu vaksinuar. Ju lutem VAKSINOHUNI” shkruan deputeti Avdyli në Facebook.