Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germaini, do t’i kushtojë me largim dhjetë futbollistëve nga ekipi francez.
“L’Equipe” ka shkruar të martën se PSG-ja tashmë edhe zyrtarisht ka nxjerrë në shitje dhjetë futbollistë për t’u liruar nga pagat e tyre.
Me shitjen e këtyre lojtarëve, te PSG-ja po shpresojnë të inkasojnë rreth 200 milionë euro.
I pari në listën e largimeve është sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, ndërsa nuk do të kursehen as Idrissa Gueye, Thilo Kehler, Abdou Diallo, Rafinha, Ander Herrera, Sergio Rico, Alphonse Areola, Layvin Kurzawa e Pablo Sarabia.
PSG-ja të martën mbrëma zyrtarizoi transferimin e Messit, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.