Premier Liga është konfrontuar me planet e Federatës së Futbollit pas Brexitit për të rritur kuotat e lojtarëve vendas, derisa lufta e tyre vazhdon derisa Britania e Madhe ka vendosur të braktisë Bashkimin Evropian.
Në dokumentet e siguruara nga Sportsmail, Premier Liga i ka quajtur planet e Federatës si radikale dhe “spekulative” dhe konstaton se ato “nuk i përmbushin objektivat e përbashkëta”.
Premier Liga ka frikë se Federata mund të dëmtojë statusin e konkurrencës si ligën më të mirë në botë dhe kanë përsëritur se edhe përgjigjja juridike është një opsion.
Ata gjithashtu kanë frikë se nëse Federata ndjek rrugën e nisur, klubet angleze do ta kenë të vështirë të jenë konkurruese në Evropë, transmeton Gazeta Alo.
Federata e sheh Brexitin si një shans për të rritur numrin e lojtarëve anglezë në Premier Ligë dhe kanë parashtruar plane në një raport prej 33 faqesh me titullin ‘Qasja në Bordin e Diskutimit të Talenteve’.
Në dokument, Federata ka dhënë disa ‘goditje’, duke pretenduar se sistemi aktual nënkupton se skuadra e Anglisë ka “më pak lojtarë kryesorë në pozicionet kyçe në krahasim me shumicën e kombeve evropiane”.
Ata duan të zvogëlojnë numrin maksimal të lojtarëve të huaj në skuadrat e mëdha nga 17 në 13. Federata gjithashtu, sipas dokumentit, dëshiron të shmangë ‘lojtarët mediokër jashtë shtetit që po bllokojnë mundësitë për talentet e ardhshëm’, dhe ‘bankinat për talentet e reja angleze’.
Pas Brexit, klubet angleze nuk do të lejohen më të nënshkruajnë kontrata me lojtarët nën moshën 18 vjeç nga vendet e BE-së.
Federata angleze, me një lëvizje të vetme që një zyrtar i rangut të lartë në një klub anglez e ka përshkruar si ‘tepër dëmtues’, synon të rrisë numrin e lojtarëve vendas anglezë për skuadër nga tetë sa është tani në 12.
Por Premier Liga ka kundërshtuar Federatën, duke thënë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se sistemi aktual është i dëmshëm për performancën e Anglisë.
Ata deklarojnë se planet e Federatës vetëm sa do të rritin tarifat dhe do të shkaktojnë inflacionin e pagave.
‘Nëse cilësia e Premier Ligës dështon,’ shtojnë ata, ‘vlera ekonomike do të bjerë’.
Në vend të kësaj, Premier Liga thotë se problemi më i madh është mungesa e zhvillimit të lojtarëve të rinj anglezë midis grupmoshave U18 dhe U21.
Një burim në një klub të Premier Ligës tha: ‘Ora po shënon dhe ne nuk jemi më afër një zgjidhjeje. Kjo erë e oportunizmit nga Federata po shikohet nga disa si një qëndrim i ashpër. Javët e ardhshme do të jenë interesante. Ata po përpiqen të tregojnë forcën e tyre’.