Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka kërkuar angazhimin e Prokurorisë për të hetuar Presidentin Hashim Thaçi rreth iniciativës së tij për shkëmbim të territorit me Serbinë. Krejt kjo vjen pas dëshmisë së ish-këshilltarit të presidentit amerikan, z. John Bolton, i cili ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve ishte e krerëve të Kosovës e Serbisë dhe jo ide e tij.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
John Bolton ish këshilltar pēr Sigurinë Kombëtare i Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, konfirmoi dje se formula e arritjes sē marrëveshjes Kosovë – Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve nuk ka qenë e tij dhe as e administratës amerikane por ka ardhur si projekt nga, siç thotë ai, Kosova dhe Serbia. Këtu, nê këtë pikë, për këtë temë, mê nuk ka asgjë të paqartë. Pra dikush nga Kosova dhe Serbia ka shkuar dhe u ka thëmë administratës amerikane se “ne kemi marrëveshje, dhe marrëveshja është kjo: shkëmbimi i territoreve. Ne nuk jemi problematik guys dhe ju lutem mos na pengoni por kêrkojmë të na mbeshtesni”.
As mê pak dhe as më shumë, thikat mbi harta tashmë ishin vene. Dmth nuk ishin kurrfarë ekzagjerimi e as sforcimi e hiç se hiç paranojë por diçka që ka rrezikuar drejtëpērdrejt territorin e Republikës së Kosovës.
Prokuroria duhet të filloj hetimet për këtë çështje. Mos të harrojmë se në Kodin Penal negocimi apo nënshkrimi i çfaredo autoriteti shtetëror, president, kryeminister apo minister i jashtem apo të tjerë që negociojnë ose nënshkruajnë një akt ndërkombëtar me të cilën territori apo pjesë të tij transferohen në një sovranitet tjetër, konsiderohet vepër penale e tradhëtisë kombetare dhe denohet me burg.