Fjalë Kyçe

Pas dështimit të marrëveshjes, Lajçak fton kryenegociatorët për takim të ri

Pas dështimit të marrëveshjes, Lajçak fton kryenegociatorët për takim të ri

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur pajtim rreth marrëveshjes për targat dhe u ka bërë thirrje kryenegociatorëve të të dyja shteteve për një takim të ri për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale.

”Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”., ka shkruar Lajçak në Twitter.