Fjalë Kyçe

Pas dy infermierëve të spitalit të Gjakovës, edhe një mjek del pozitiv me coronavirus

Pas dy infermierëve të spitalit të Gjakovës, edhe një mjek del pozitiv me coronavirus

Në mesin e 28 personave që dje dolën pozitiv me coronavirus në Kosovë, është edhe një mjek i spitalit të Gjakovës.

Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda spitalit ‘Isa Grezda’, ka mësuar se njëri nga pesë punonjësit e spitalit, të izoluar ditë më parë nën dyshimin se ishin të infektuar me coronavirus, pas bërjes së testeve, ka dalë pozitiv.

Ky është rasti i tretë me coronavirus në këtë spital, pas dy infermierëve, burrë e grua.

Izolimi i i pesë punonjësve të spitalit të Gjakovës kishte ardhur, pasi fillimisht një infermier i këtij spitali ishte konstatuar se ishte prekur me Covid 19. Ky infermier që kishte pasur kontakt me këngëtarin Muhamet Sejdiu, ishte person kontakti me pesë punonjësit e spitalit.

Në Kosovë, vetëm dje janë konstatuar 28 persona që kanë dalë pozitiv me coronavirus, ndërsa në total numri ka shkuar në 61 të prekur