Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa kanë dal nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi, megjithatë, asnjëri nuk kanë folur për media.
Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen.
Bashkë me Mustafën, ishte edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu, ndërsa, më pas në ndërtesën e Kuvendit ka hyrë edhe Lutfi Haziri.
Kurse, nga VV ka hyrë Albin Kurti dhe Besnik Bislimi. Megjithatë, nuk dihet nëse në takim kanë qenë vetëm Kurti e Mustafa, apo edhe përfaqësuesit e tjetër të dy subjekteve politike.
Përndryshe, gjatë ditës Kurti ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.