Fjalë Kyçe

Pas Greqisë, tërmet edhe në Shqipëri

Pas Greqisë, tërmet edhe në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndier në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit pak më parë ishte në Derven, Fushë Krujë.

Magnituda ishte 3.4 e shkallës Rihter, thellësia 34 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës, Tiranë dhe Shijak.

Pak më parë ka rënë dhe një tërmet në Greqi. Sipas aplikacionit të tërmeteve bëhet me dije se një tërmet 6.9 ballë ka goditur qytetin e Larisës paraditen e kësaj të mërkure.