Fjalë Kyçe

Pas Gucatit edhe Haradinaj dërgohet në Hagë

Pas Gucatit edhe Haradinaj dërgohet në Hagë

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se edhe nënkryetari Nasim Haradinaj është dërguar për në Hagë, pasi ishte ndaluar sot nga zyrtarë të Speciales.

Ai tha se nga një telefonatë me Haradinajn është informuar se po e dërgojnë në Hagë.

Klinaku ka thënë se gjatë tërë kohës i ka përcjellë ata nëpër zyre, për shkak se thotë se “frikësohej mos po linin diçka”.

Ai treguar detaje nga bastisja që është bërë ndërsa bëri të ditur se me vendim të kryesisë është vendosur që ai të kresojë organizatën për një kohë.

“Disa shtëpiza të kompjuterit dhe pajisje të kompjuterit. Do ta ushtroj dhe udhëheqë OVL të UÇK-së. Sa i përket z. Gucati, menjëherë e kanë dërguar në Hagë. Telefonin ia kanë marrë menjëherë Gucatit. Pastaj kur kam ardhë unë, bastisja ka zgjatur goxha shumë, në çdo vend. Punën ma komplikon sepse i kanë marrë dy kompjuterë që i përdori për punë kur të vjen ndonjë veteran, për dokumente. Ata i kanë shiku disa CD, ju kam thënë s’keni nevojë t’i shikoni sepse janë CD të veteranëve që i sjellin”, tha ai.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asgjë të dyshimtë.