Fjalë Kyçe

Pas humbjes ndaj Prishtinës, dorëhiqet kryesia e tifozerisë “Legjendat”

Pas humbjes ndaj Prishtinës, dorëhiqet kryesia e tifozerisë “Legjendat”

Pas humbjes ndaj Prishtinës, kryesia e tifogrupit të LLapit, “Legjendat” ka dhënë dorëheqje.

Përmes një postimi në Facebook, tifozëria që mbështet KF Llapin, ka shkruar se arsyet personale kanë qenë që i shtyu të bëjnë këtë veprim.

Postimi i plotë:

DORHEQJE E KRYETARIT DHE KRYESIS..

-24 qershor vitin e kaluar, në krye të Tifozeris tonë erdhi kryesia re ku me plot punë e angazhim për 10 muaj arritem që ta prezantojmë Legjendat dhe qytetin në mënyrën më të mirë, në secilin stadion të Kosovës në gjdo ndeshje ishim prezent

Paraqitjet nuk munguan as në palestër ku përkrahem klubet e Podujevës qe mbajn ngjyrat bardh e kaltër e emrin e madh Llapi . Duke qenë gjithmon e më kërkues duke bër thirrje që qyteti të ketë tifozeri aktive mentalitet ultras të lart e asnjëjer të mos i kthehet shpina Ekipeve të Podujevës kryesia momentale lëshon vendin jep dorëheqje nga kjo pozit pa të keqen e askujt e pa arsye të veqant, arsyet janë personale.

Ne ditet ne vijim do te mbahet mbledhje per kryesin e kryetarin e ri.

Faleminderit qytetit e ne veqanti Legjendave, per respektin e perkrahjen, gjate kesaj kohe.