Fjalë Kyçe

Pas humbjeve, Koeman sulmohet, Solskjaer firmos autografe

Pas humbjeve, Koeman sulmohet, Solskjaer firmos autografe

Disfata në shtëpi në El Clasico, në ndeshjen që nuk mund të jetë kurrë si gjithë të tjerat, ka irrituar së tepërmi tifozët blaugrana. Nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit pas Barcelona-Real Madrid, në veçanti për teknikun Ronald Koeman.

Në momentin që ishte duke u larguar nga stadiumi në timonin e makinës së tij, trajneri holandez u rrethua nga një grup tifozësh që e kontestuan duke përplasur duart në mjetin e tij. Koeman në fund ia doli të largohej, edhe pse klubi doli me një komunikatë për të dënuar ngjarjen.

Një episod që në ditën e derbeve të mëdha evidenton njëkohësisht edhe dallimin e madh mes temperamentit mesdhetar të përjetimit të humbjes në krahasim me kulturën britanike të futbollit…..

Kjo pasi në të njëjtën mbrëmje, pak më vonë në Manchester, Ole Gunnar Solskjaer linte stadiumin pas një disfate poshtëruese. Skuadra e tij e investuar në yje edhe miliona, pësoi plot pesë gola në klasiken e Anglisë përballë Liverpool, megjithatë situata për trajnerin norvegjez teksa linte stadiumin ishte krejt e ndryshme nga ajo e Koeman, me tifozë që pavarësisht humbjes ishin aty për t’i kërkuar autografe. Situatë në kontrast të plotë me atë të Koeman në Barcelonë.