Serbia ka nisur sot një kontingjent prej 100 mijë vaksinash drejt Çekisë, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka njoftuar B92.
Ndihma që Serbia i ka bërë vjen vetëm pak javë pasi presidenti i Çekisë, Milosh Zeman, i kërkoi falje presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe popullit serb për bombardimet 78-ditëshe të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë (1999), e ku mori pjesë edhe Çekia.
Kryeministri çek, Andrej Babish, përmes një postimi në Twitter është shprehur falënderues për donacioni e Serbisë.
Bëhet fjalë për vaksina Pfizer.
“Jemi të lumtur që mund ta ndihmojmë popullin vëlla të Çekisë. Le të rrojë miqësia Serbi – Çeki”, ka shkruar presidenti i Serbisë, Vuçiq në Twitter.
Serbia, sa i përket rajonit qëndron më së miri me sigurimin e vaksinave. Ka dhuruar vaksina edhe për vendet fqinje si Mali i Zi, Bosnja e Maqedonia.
Së shpejti në Beograd, pritet të nis prodhimi i vaksinave ruse “Sputnik V”.