Fjalë Kyçe

Pas konfirmimit me koronavirus të dy rasteve në Kosovë, Kurti flet në konferencë

Pas konfirmimit me koronavirus të dy rasteve në Kosovë, Kurti flet në konferencë

Në një konferencë të jashtëzakonshme ministri i shëndetësisë bëri të ditur që dy persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë.

Në këtë konferencë ka folur edhe Kryeministri Kurti, i cili i ka ftuar qytetarët që të mos bëjnë panikë dhe të mos i drejtohen klinikave emergjente nëse i kanë simptomat e virusit por të thërrasin në numrat që janë në dispozicion.

“Ne i ftojmë qytetarët për qetësi të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panikë, të mos paraqiten në kliniken infektive nëse kanë shenja të virusit. Të thërrasin në numrat e informacionit që janë vënë në dispozicion”.

“Ftohen të gjithë qytetarët që pa panikë dhe me kujdes të shtuar t’i përmbahen udhëzimeve të rekomanduar nga institucionet shëndetësore”, u deklarua Kurti.