Fjalë Kyçe

Pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi: Të krijohen sa me shpejt institucionet

Pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi: Të krijohen sa me shpejt institucionet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Kosovën po e presin sfida të shumta që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3309871495749853?__xts__%5B0%5D=68.ARAeCfTPOi-oE_6tTtdO6i93NN-9SJjsPWMCCuHb66V48isWk-FNaO4vM4JbG_-jO1mO8sB-A-95n6UKLdBoGBUNXodinTIGd2q7OyILTmVYyARbQc7QNDc_8AVaD4ogPlDzST_SNFk_Pv23D3nsqCzcTotiLg3WK1aArM3oJ7EY8-GfyJ0v0H4ndjauNwWDV-oMP0RS80lZChIt_oWOYQ55YTWoSmHwOWAreluOBafHhMmVh3F3heR7CVVre6e4o5sOvZ9uodA30matVtBwD78CccXujaJ2sxkHYKONbzXYMZPWVaYYwHX57NesWZRj6kbYR8O2qPV-8C5RI5nV9g&__tn__=-R