Në Rijekë të Kroacisë, një çift i martuar në Kosovë dhe dy persona që u kthyen nga pushimet, rezultuan të infektuar me COVID-19.
Rajoni Primorje-Gorski Kotar ka raportuar katër raste të reja me coronavirus, të cilët tashmë gjenden në vetizolim.
Sipas portalit kroat, index.hr, të gjithë të infektuarit janë kthyer nga pushimet në Kosovë, ku dy prej tyre janë një çift i sapomartuar, transmeton Telegrafi.
Sipas Selisë Qendrore, nuk ka asnjë të infektuar në mesin e turistëve të huaj të tjerë që kanë ardhur gjatë 24 orëve të fundit.
Ndryshe, tani ka gjithsej 37 raste aktive të infeksionit të coronavirusit në këtë rajon gjersa 155 njerëz janë shëruar.