Fjalë Kyçe

Pas medaljeve të fituara në Greqi, Kuka: Është bërë traditë që në shtetet që nuk e njohin Kosovën, xhudistët tanë t’i njoftojnë me realitetin

Pas medaljeve të fituara në Greqi, Kuka: Është bërë traditë që në shtetet që nuk e njohin Kosovën, xhudistët tanë t’i njoftojnë me realitetin

Xhudistet e Kosovës, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, kanë fituar medalje në Kupën Evropiane U21, që këto dy ditë u zhvillua në Athinë të Greqisë.

Fatjona fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Erza të bronztën në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lidhur me këtë sukses është deklaruar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Trajneri pejan mes tjerash tha se tashmë është bërë traditë që në shtetet që nuk e njohin Kosovën, xhudistët tanë t’i njoftojnë me realitetin.

Postimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):

“Kupa Evropiane U21 Athinë Greqi!

Dy medalje për Kosoven 🇽🇰

Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin.

Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg.

Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke.

Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.

Erza sot fitoj medaljen e bronztë dhe performansa e saj nuk sihte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.

Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre.

Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.

Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet.

Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj,e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake”./express