Fjalë Kyçe

Pas ndarjes me Albert Krasniqin, Besa Gashi kishte marrë këtë vendim

Pas ndarjes me Albert Krasniqin, Besa Gashi kishte marrë këtë vendim

Miss Kosova e zgjedhur në vitin 2015, Besa Gashi është larguar nga rrjetet sociale.
Ditë më parë qarkulluan thashetheme se ajo është ndarë nga bashkëshorti Albert Krasniqi dhe kështu ka zgjedhur të mbyllë të gjitha llogaritë e saj sociale, shkruan lajmi.net.

Çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë një vajzë me emrin Kaia. Sidoqoftë ditën e djeshme u dha lajmi se Albert Krasniqi është vrarë nën dyshime se babai i tij ka kryer aktin.

Albert Krasniqi i cili edhe humbi jetën mbrëmë ishte një nga emrat e njohur për organet e drejtësisë në vend, si një i ri problematik, e që shpesh herë përfundoi edhe prapa grilave.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan deri tek ngjarja në fjalë, por që në bazë të burimeve të lajmi.net, Krasniqi pati probleme të mëdha familjare.