Modelja Heidi Lushtaku ka postuar disa foto tepër seksi që i ka realizuar brenda një avioni.
Të enjten e kaluar, modelja Heidi Lushtaku ka treguar edhe zyrtarisht se është ndarë nga burri i saj Robin Krasniqi.
Derisa ajo shpjegonte që ndarja me Robinin kishte ndodhur muaj më parë, bukuroshja kosovare sot është parë në “qejf” derisa është në timonin e një avioni.
E duket se këto foto ajo i ka realizuar si rezultat i një fotosesioni me Catherine Pluchart për të reklamuar një firmë të njohur.
Heidi duket në formë të mirë derisa tregon cilësitë e saj të fotomodelës në këto foto.