Pas një kohe të gjatë, kampionia Olimpike mbetet pa medalje, por fiton 252 pikë Olimpike
Pas një kohe të gjatë, kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, mbeti pa medalje në një garë.
Xhudistja jonë u mund nga spanjollja, Ana Perez Box, në luftën për medaljen e bronztë, në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë, kategoria -52 kg.
Me vendin e pestë, Majlinda fitoi 252 pikë Olimpike. /Gazeta Alo
I urojmë më shumë fat heroinës tonë në garat e ardhshme.
Pas pak, Nora Gjakova lufton për medaljen e artë.
#JudoBudapest2019 #OurPride