Fjalë Kyçe

Pas ofertës së Qunit ndaj Kurtit, reagon nënkryetari i LDK-së

Pas ofertës së Qunit ndaj Kurtit, reagon nënkryetari i LDK-së

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe njëherit ndër figurat më të rëndësishme të LDK-së, në fjalimin e tij në Kuvend i ka propozuar një ofertë kryeministrit Kurti në mënyrë që të vazhdohet koalicioni qeverisës.

Quni ka kërkuar nga Kurti që ta rishqyrtojë ofertën e LDK-së, t’a tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe ta tërheq taksës, në mënyrë që partia e tij ta tërheq mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Kjo ofertë e Qunit ka habitur edhe nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugova .

Rugova në lidhje direkte në rtv Dukagjini është shprehur se nuk ka qenë në dijeni në lidhje me ofertën që do të bënte Quni në Kuvend.

Sipas tij, ai duhet të flas tash me kryetarin, Isa Mustafa.

“Nuk jemi kanë në dijeni për ofertën e Qunit, nuk di çka të them tha fol me kryetarin le të fol. As nuk di çka të them”, është shprehur Rugova.

Anton Quni i ka kërkuar Albin Kurtit që brenda orës së pauzës ta shqyrtojë ofertë e dhënë për vazhdim të koalicionit.

“Albin brenda orës së pauzës rishqyrtoni ofertën e LDK-së, është mundësi e mirë, unë do e bëjë të pamundurën nëse i rishikoni vendimet, pasi të merret pauza do ta takoj Isa Mustafën dhe do të bisedoj me të gjithë deputetët që ta tërheqin mocionin nëse e ktheni Veliun në punë”, deklaroi ai