Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë një nga artistet më të komentuara për shkak të lidhjes së saj tashmë të përfunduar me aktorin Donald Veshaj, në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ndërsa dalja e saj e fundit nuk ishte aspak pozitive.
E rënduar psikologjikisht, këngëtarja tregoi për bullizimin që i është bërë nga ndjekësit për sjelljen e saj brenda shtëpisë.
Këtë të hënë, me rastin e festës së Fiter Bajramit këngëtarja ka vizituar vendlindjen e saj Deçanin, ndërsa u shfaq në formë shumë të mirë.
E veshur me një palë xhinse dhe bluzë të zezë, Beatrix bëri një postim, duke shkruajtur: I have screeshots (Kam screeshots).