Fjalë Kyçe

Pas publikimit të këngës me vjehrrën, Learta ka dy fjalë për të thënë

Pas publikimit të këngës me vjehrrën, Learta ka dy fjalë për të thënë

Learta Jakupi tani është një prej personazheve më të përfolura në media e në publikun shqiptar.

Ajo u bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit, shkruan ORAinfo.

Sot, ajo bashkë me Shyhreten publikuan duetin e parë, kushtuar Nexhmije Pagarushës.

“Për ty Nexhmije” është titulli i kësaj kënge.

Se kënga tashmë është publikuar, ka treguar Learta përmes një postimi në Instagramin e saj. ku ka treguar edhe për bashkëpunëtorët e tyre.