Fjalë Kyçe

Pas Ramës, edhe futbollisti tjetër kosovar nënshkruan me Kukësin

Pas Ramës, edhe futbollisti tjetër kosovar nënshkruan me Kukësin

Mesfushori kosovar, Betim Lumi ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Kukësin.

Lumi, që përfaqëson Kosovën U-21, është produkt i akademisë së Kukësit dhe këtë edicion është inkuadruar në ekipin e parë.

Mësohet gjithashtu se ai kishte pasur këtë muaj ofertë nga klubi maltez, Hibernians.

Lumi ka thënë se në marrëveshje me menaxherin e tij kanë vendosur që edhe sivjet të jetë pjesë e klubit verior, para se të marrë një hap tjetër në karrierën e tij.