KF Liria ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar sot lidhur me trajnerin e skuadrës, Granit Begolli.
Sot u raportua se Begolli nuk do të jetë më trajner i prizrenasve, por këto raportime janë demantuar nga klubi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, KF Liria ka konfirmuar se Granit Begolli do të vazhdojë punën e trajnerit.
Reagimi i plotë nga KF Liria (pa ndërhyrje):
“Para pak ore ka qarkullue një deziformat nëper dy apo tre portale te “famshme” se gjoja KF Liria ka largue Trejnerin Begolli.
Ky sajim qe eshte bërë ne keto portale është i PA VERTET dhe si i till është bërë nga dashakeqësit e KF Liria , pikrishtë një ditë para ndeshjes me Vllazërimin , e që kjo ndeshje ka rendesi te veqant per klubin tonë , sepse me nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje , Kf Liria do t’i afrohet barazhit per kthimë në superligë.
Me këtë rast njoftojmë sportdashësit Prizrenas , e në veqant adhuruesit e KF Liria , se ne klub SKA largime , por vetem unitet , dhe një atmosfer te jashtëzakonshme ,e mobilizuese drejt suksesit”. /express