Fjalë Kyçe

Pas rezultatit të dobët, ‘vërshojnë’ komentet qesharake për testin PISA

Pas rezultatit të dobët, ‘vërshojnë’ komentet qesharake për testin PISA

Pas njoftimit se Kosova është radhitur shumë poshtë në testin PISA, batutat dhe statuset qesharake, nuk kanë të ndalur.

“Sukseset nuk kanë të ndalur. Kosova është radhitur e treta sa i përket Mosdijes, ky padyshim është një sukses i madh i joni, mirëpo synojmë të jemi të parët. Urime dhe suksese të gjithëve. #pisa #mosdija. p.s. Po kush ja ka pa hajrin shkollës”, shkruajnë në një status në Facebook.

E tilla batuta kanë bërë edhe nga komuniteti i artistëve.

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu, ka shkruar: Urime të gjithëve kjo ngritje e ndjeshme në Pisa. E kolegu i tij, Donat Qosja i ka reaguar: Për Pisa, mos na ndrro!

E disa tjerë në formë të shakasë, kanë kërkuar rilexim të testeve!