Fjalë Kyçe

Pas Ronaldos, Messi do të jetë futbollisti i dytë që bëhet miliarder

Pas Ronaldos, Messi do të jetë futbollisti i dytë që bëhet miliarder

Lionel Messi pritet të prek shifrën e miliardit.

Ylli argjentinas i futbollit dhe aktualisht lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, është në rrugë të mirë për të rritur fitimet e tij.

Sipas ‘Forbes’, Messi po shkon drejt shifrës së miliardit për t’u bërë vetëm lojtari i dytë i futbollit në histori që bënë këtë, transmeton lajmi.net.

Messi do ta arrijë këtë shifër pas 126 milionë eurove fitime gjatë sezonit 2019/20.

Lojtari më i mirë në botë tashmë sheh vetën në pozitën e parë si futbollisti më i paguar në botë, para Ronaldo, Neymar e Kylian Mbappe.

Ronaldo arrinte këtë shifër gjatë qershorit të kaluar.