Fjalë Kyçe

Pas rritjes së numrit me COVID-19: Ahmeti ka një kërkesë për Qeverinë

Pas rritjes së numrit me COVID-19: Ahmeti ka një kërkesë për Qeverinë

Ka shkuar në 79 numri i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm në 79.

Pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka bërë apel banorëve të kryeqytetit që të kufizohen në qarkullim, pasi që sipas tij, në mesin e këtyre tetë rasteve të reja, tre janë nga komuna e Prishtinës.

Ahmeti po ashtu ka kërkuar nga nivelet qendrore që të rishqyrtohet vendimi për kufizimin e lëvizjes.

Madje ai ka propozuar se mënyra më e mirë do të ishte që brenda 24 orëve të ketë ndërprerje totale të lëvizjes për një periudhë të cakruar dhe shembull ka marrë që prej pasdites ose mbrëmjes e deri në mëngjes të mos lejohet lëvizja.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Edhe tetë raste të reja.

Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi sitiatë normale.

Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë.

Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarëve tjerë dhe situata është ende nën kontrollë.

Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin.

Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete.

Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes.

#rriNshpi .