Më shumë se 400 shkolla në Johor të Malajzisë janë mbyllur pasi 75 nxënës kanë përjetuar vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella.
Shkollat në zonën industriale të Pasir Gudang, janë mbyllur deri të enjten pasi autoritetet po hetojnë incidentin e fundit të ndotjes së ajrit.
Në mars, rreth katër mijë njerëz – kryesisht fëmijë, u sëmurën pasi mbeturinat kimike u hodhën në mënyrë të paligjshme në një lumë.
Më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme si dhe 300 kopshte private ishin ndër ato që u urdhëruan të mbylleshin përkohësisht këtë javë, njofton Bernama