Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu ka thënë se nuk është i njoftuar rreth vendimit të Albin Kurtit për shkarkimin e tij.
“Paska ardhur komunikata të ju ma përpara. Jo nuk jam njoftuar. Qysh e keni pa ju e kam pa edhe unë”, ka thënë Veliu për Kohën.
Të mërkuren,kryeministri Kurti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për shkarkimin e Veliut.
Veliu, gjithashtu në një prononcim për KOHËN, kur është pyetur rreth koalicionit qeverisës, ka thënë “se ky koalicion është i rrezikuar”.