Pas suksesit në dy bashkëpunimet e fundit me Stresin, MRK vjen i vetëm me këngën Gadishull, projekt ky i cili thumbon, thënë gjuhën e repereve Diss-at. Vallë kujt ia ka kushtuar?
Artisti nga kryeqyteti njihet për tekstet dhe formën e paraqitur me projektet e tij të mëparshme ku për qëllim ka karakterin e fortë, të pamposhtur dhe goditës kundrejt kolegeve siç i quan ai “plazma” dhe “lozonjarë”.
Si do që të jetë MRK tashme ka projekte të vazhdueshme e të pandalshme! Vlen të theksohet se ky projekt kishte përkujdesin e kompanisë filmike …ask Jack! movie co. për realizimin artistik./Gazeta Alo/