Fjalë Kyçe

Flet Qëndron Kastrati: Rreth 20 persona me ndalën veturën dhe me sulmuan

Flet Qëndron Kastrati: Rreth 20 persona me ndalën veturën dhe me sulmuan

Kandidati i PSD-së Qëndron Kastrati, ka rrëfyer momentin kur është sulmuar mbrëmë nga një grup personash në Kamenicë.

Kastrati ka thënë se kanë qenë rreth 20 persona të cilët kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej ai dhe kanë tentuar të futën brenda.

“Rreth 15-20 persona kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën duke verifikuar veturat.  Momentin që e kanë parë që jam unë  kanë dashtë me hap derën dhe kanë fillu me sulmu veturën.

Ata persona kanë tentu me u fut në veture dhe kanë hipë mbi veturë. Për fat nuk kam pas lëndim”, tha thënë Kastrati për Insajderin.

Ai tregon se të njëjtin kanë arritur të sulmojnë fizikisht një bashkë partiak tjetër të tij.

“Pas një orë kanë sulmuar edhe një person tjetër fizikisht”.

Kush janë personat që sulmuan Qëndrin Kastratin?

“Tre i kam njohur. Ka qenë hoxha i fshatit  Bujar Fera bashkë me vëllain Besim Fera që e ka grun asambleiste të VV dhe ka qenë Bekim Keka. Të tjerët nuk i kam njohur”, thotë ai.

Kastrati thotë se rastin e kanë paraqitur në polici por të dyshuarit janë liruar.

“Na e kemi raportuar dje rastin në polici dhe jam shumë i brengosur në reagimin e tyre. Personat nuk janë mbajtur në polici”.