Fjalë Kyçe

Pas takimit me Thaçin, deklarohet Limaj

Pas takimit me Thaçin, deklarohet Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës Fatmir Limaj, ka thënë pas takimit konsultues me presidentin Hashim Thaçi, se kreut të shtetit ia thanë qëndrimin e Nismës.

“Ne e shprehem qëndrimin se duhet të respektohet kushtetuta. Kushtetuta është e qartë në këto situata dhe nuk kemi paqartësi. Ne kërkuam nga presidenti që pikë për pikë ta respektojë Kushtetutën për situaten në të cilën jemi. Nisma beson që duke respektuar Kushtetutën të shmangë zgjedhjet”, tha Limaj.

Ai tha se ka pasur tentim që të përzihen kompetencat. Por ka thënë se askush as preaidenti as kryeministri nuk mund të uzurpojë kompetencat e Kuvendit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që asnjë institucion të vihet mbi Parlamentin”, tha ai.

“Presidenti nuk ka hapësire për ta shpërnda Kuvendin pa qenë pro shumica e deputetëve. Thirrja që presidenti ta shpërndajë Kuvendin është e rrezikshme sepse nuk e ka këtë kompetencë, është kundër kushtetuese. Shumica e deputetëve duan zgjidhje tjetër e jo shpërndarje të Kuvendit”, shtoi ai.