Fjalë Kyçe

Pas tërmetit në Izmir, Ambasada e Kosovës thirrje bashkatdhetarëve: Telefononi këta numra

Pas tërmetit në Izmir, Ambasada e Kosovës thirrje bashkatdhetarëve: Telefononi këta numra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter goditi mesditën e sotme ishullin grek të Somas në afërsi të Izmirit. Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe Ambasada e Kosovës në Turqi, e cila i bën thirrje bashkatdhetarëve që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti që në rast nevoje të thërrasin në Ambasadë ku kanë vënë në dispozicio disa numra emergjence, shkruan Reporteri.net.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët ndodhen në rajonin e Izmirit dhe që kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë konsullatën e nderit të Izmir”, thuhet në njoftim.