Fjalë Kyçe

Pas vërshimeve, mblidhen mbi 7 mijë euro për ta ndihmuar Ferdonije Qerkezin

Pas vërshimeve, mblidhen mbi 7 mijë euro për ta ndihmuar Ferdonije Qerkezin

Shumë qytetarë të Kosovës në vitin 2021 u përballën me vërshimet e mëdha.

Një nga qytetet më të vërshuara në Kosovë ishte Gjakova, transmeton Indeksonline.

Uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.

Por, pas vërshimeve, një grup aktivistësh kanë filluar një nismë për të ndihmuar atë.

Për 36 orë, janë mbledhur 7 mijë e 300 euro si lloj ndihme për Nënën Ferdonije.

Si pasojë e reshjeve të shiut, janë shkaktuar dëme në podrumin e shtëpisë së Qerkezit, ku ajo po ruante mjetet e punës së djemve të saj.