Fjalë Kyçe

Pas vjedhjes sulmojnë edhe policët, njëri nga të dyshuarit në QKUK

Pas vjedhjes sulmojnë edhe policët, njëri nga të dyshuarit në QKUK

Një vjedhje ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë, ku një person ka informuar policinë se ka vërejtur dy të dyshuar duke vjedhur në arkën e lokalit të tij.

Policia ka reaguar dhe në vendin e ngjarjes ka hasur në të dyshuarit të cilët i kanë sulmuar zyrtarët policorë, përderisa është përdorur forcë e domosdoshme për vendosjen nën kontroll të situatës.

Një i dyshuar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të involvuar i është caktuar masa e ndalimit.