Fjalë Kyçe

Pas zgjatjes së mandatit të Speciales, reagon Klinaku: Po m’vjen inati që na kanë gjetë të ligë e pa kryeministër

Pas zgjatjes së mandatit të Speciales, reagon Klinaku: Po m’vjen inati që na kanë gjetë të ligë e pa kryeministër

Anëtari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara ia kanë vazhduar mandatin Gjykatës Speciale.

Klinaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dhomat e Specilizuara po i bëjnë Kosovës se çka po dëshirojnë, pasi vendi nuk ka deputetë e as kryeministër.

“Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Kujtojmë se sot Dhomat e Specializuara kanë vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale, anipse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte propozuar që të ndryshohëj amandamenti që përcakton zgjatjen e mandatit.

https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10158833675792720