Fjalë Kyçe

Pas zhvillimeve në Prishtinë, Vuçiq kërkon të rinisë dialogun siç thotë ai me shqiptarët

Pas zhvillimeve në Prishtinë, Vuçiq kërkon të rinisë dialogun siç thotë ai me shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se është i gatshëm për vazhdim të dialogut, si dhe ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai tha se shqiptarët dhe serbët duhet të kenë raporte të mira, në mënyrë që të mund të ketë në paqe, transmeton Telegrafi.

Prite verën me trup të pastër dhe të bukur, depilim i komplet trupit me 5 seanca në Face & Body Care

Gjatë një konference për media, Vuçiq tha se në momentin që në Prishtinë formohet qeveria e re, do të jetë i gatshëm për vazhdim të dialogut.

“Shqiptarët dhe serbët paraqesin dy këmbët më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, dhe duhet të kemi raporte të mira nëse mendojmë të jetojmë në paqe”, ka porositur Vuçiq.