Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot fjalën e hapi konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në në Bruksel.
Ai tha se nuk i besohet që kjo është duke ndodhur.
“Nuk më besohet se kjo po ndodh megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar në mendje. Në Shqipëri nuk jemi dakord për gjithçka por ka një besim që i mbijeton të gjitha marrëveshja. Nuk ka rrugë tjetër përveç BE. Është fati ynë. Në zgjodhëm ti japim gjithçka Evropës sepse besojmë. ”, tha Rama.
E pas gjitha zhvillimeve pozitive të sotme për Shqipërinë, Edi Rama ka publikuar një fotografi i ulur në shkallët e objektit ku u zhvillua kjo konferencë në Bruksel.
Në prapavijë të tij duket edhe flamuri Kuq e Zi, teksa ai e zgjodhi këtë fotografi si të ditës.