Ish-Sekretari Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka vendosur i vetëm të ballafaqohet me akuzat e Albin Kurtit se PSD ka përfunduar në prehrin e PDK’së.
Molliqaj ka thënë se ata që po lëshojnë akuza të tilla janë fallxhor të dobët, të cilët kanë dhënë parashikime edhe më të zeza për PSD’në kur ishin larguar nga Vetëvendosje.
Zyrtari i PSD’së ka thënë se kur u larguan nga VV kishin thënë se të njëjtit janë piun të Stanishicit, ishin blerë nga Devollët, ishin të interesuar të hyjnë në Qeveri e të sheshin tokën e Kosovës.
“E sot e paskan “zbuluar” se kemi dalur për të përfunduar në prehër të PDK-së”, ka shkruar Molliqaj, duke i reaguar deklaratës së Albin Kurtit i cili tha se VV po i dalin parashikimet se kushdo që po largohet po shkon në krevatin e Kadri Veselit e Hashim Thaçit.
“Kushedi se cfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i falltorëve të dobët. Por, ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ne jemi larguar nga aty. Vazhdimisht thonë se jemi pak aktivistë, të vegjël e të parëndësishëm, por vihen shumë në siklet nëse kalon vetëm një ditë pa shpifur për neve”, ka reaguar deputeti i PSD’së.
Dardan Molliqaj edhe një natë më parë reagoi duke mohuar mundësinë të futën në Qeverinë e Ramush Haradinajt e Kadri Veselit.
Reagimi i tij erdhi pasi ofertës së PDK’së e AAK’së,të cilat ia ofruan Shpend Ahmetit katër Ministritë e AKR’së.
Të shtunën, Kosovapress, publikoi disa mesazhe të njeriut më të fortë të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fliste me zyrtarët e Qeverisë për pazaret dhe borxhet pas votimit të buxhetit.
Madje, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se zyrtarët e PSD’së duhet të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.
Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe i PSD’së, po vazhdon të heshtë. Nuk e ka thënë asnjë fjalë. Njësoj sikurse Ahmeti edhe një televizion kabllor s’ka pasur asnjë lajm të shtunën për skandalin e mesazheve komprometuese të PSD’së me Qeverinë.